Maqedoni
Jakimovski: Me diskreditim dhe presione, nuk arrihet te zgjidhja
19.04.2022 12:03
Kreu i SASHK Jakim Nedellkov, është ankuar për presion dhe tentim për diskreditim personal dhe kolektiv...

Kreu i SASHK Jakim Nedellkov, është ankuar për presion dhe tentim për diskreditim personal dhe kolektiv, me çka, siç tha ai, nuk arrihet deri te zgjidhja dhe ndërprerja e grevës në çerdhe dhe shkolla.
Sipas tij, tanimë kanë filluar sulmet e ashpra ndaj grevistëve dhe udhëheqësisë së SASHK-ut e se me tekste të porositura në portale të caktuara, po bëhen tentime për të krijuar mosbesim ndaj udhëheqësisë së sindikatës dhe tentim për ndërprerje të grevës.
“Nëse mendojnë t’i vendosin në dilemë grevistët dhe shpresojnë se do të ndërpritet greva, që është vendim personal i tyre, gënjehen shumë. Uniteti është si asnjëherë më parë, arsyeshmëria e kërkesave gjithashtu. Do të thotë kot mundoheni”, thekson Jakimovski në reagimin e tij.
Kreu i SASHK-ut thekson se këshilli i sindikatës nuk mund të sillte një vendim në kundërshtim me vullnetin e 95% të anëtarësisë, duke pranuar ofertën e qeverisë për rritje të rrogave prej 10%. Ai njëherit mohoi akuzat për shantazh nga sindikata, duke theksuar se pikërisht qeveria po shantazhon me insistimin për ndërprerje të grevës e më pas të vazhdojnë bisedimet. Jakimovski përkujton qeverinë se pas grevës së SASHK-ut, qëndrojnë 25 mijë anëtarë.
