Ekonomi

Qeveria do të kërkojë përkrahje makro-financiare nga BE

19.04.2022 12:13

Qeveria ka miratuar Informatën për nevojën e shfrytëzimit të Përkrahjes makro-financiare nga Bashkimi Evropian...

Qeveria ka miratuar Informatën për nevojën e shfrytëzimit të Përkrahjes makro-financiare nga Bashkimi Evropian për vendet jo anëtare të BE-së.

Qeveria e obligoi Ministrinë e Financave që në afat prej 7 ditësh, të dërgojë deri te Komisioni Evropian letër për kërkesë formale për shfrytëzimin e Përkrahjes makro-financiare nga Bashkimi Europian për Republikën e Maqedonisë së Veriut. 
 
“PMF i dedikohet vendeve, të cilat gjeografikisht, ekonomikisht dhe politikisht janë afër BE-së, duke i përfshirë edhe vendet kandidate, kandidatët potencialë për anëtarësim në BE, si dhe vendet të cilat kufizohen me BE-në, respektivisht të gjitha vendet e përfshira me politikën fqinjësore europiane, në disa rrethana, edhe vendet e treta. PMF  ka për qëllim t’u ndihmojë vendeve aplikuese për këtë përkrahje financiare në kthimin e gjendjes së qëndrueshme të jashtme financiare, duke i nxitur në të njëjtën kohë adaptimet ekonomike dhe reformat strukturore  dhe  është dedikuar si plotësim të financimit, paraprakisht të miratuar nga FMN.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.