Maqedoni

Largohen protokollet anti Covid në Kuvend

19.04.2022 10:38

Kuvendi republikan largon protokollet anti Covid dhe i kthehet normalitetit në pun....

Kuvendi republikan largon protokollet anti Covid dhe i kthehet normalitetit në pun. Kjo do të thotë se edhe gazetarët do të mund t’i përcjellin seancat e trupave parlamentare në salla, e do të funksionojë normalisht edhe press Qendra. 

“Në mënyrë plotësuese, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në koordinim i njoftoi kryetarët e grupeve parlamentare, edhe për vendimin e fundit që e mori Qeveria për hyrjen në fuqi të protokolleve të reja shëndetësore për mbrojtjen nga Covid-19. Kështu, në dhomën ligjvënëse, abrogohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Megjithatë, masa për matjen e temperaturës së trupit gjatë hyrjes në Kuvend, mbetet në fuqi”, njoftojnë nga Kuvendi.