Maqedoni

Tërmet me magnitudë 6.3 ballë në Filipine

19.04.2022 13:07

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit, u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm...

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë të Rihterit, u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në brigjet lindore të ishullit Mindanao të Filipineve.

Tërmeti kishte si epiqendër rajonin Manay në Filipine dhe një thellësi prej 10 km.

Lëkundjet e tij ishin tepër të forta dhe shkaktuan panik te banorët. Për momentin, nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz dhe nuk është dhënë asnjë paralajmërim për cunami.