Maqedoni
Arsimi inkluziv, Shaqiri: Praktikë që po avancohet, por institucionet kanë nevojë për më shumë mbështetje shoqërore
19.04.2022 13:35
Në arsimin e rregullt, në shkollat fillore janë përfshirë gjithsej 911 nxënës me nevoja të veçanta arsimore dhe 312 në arsimin e mesëm....

Në arsimin e rregullt, në shkollat fillore janë përfshirë gjithsej 911 nxënës me nevoja të veçanta arsimore dhe 312 në arsimin e mesëm. MASH angazhoi 500 asistentë edukativë për të ndihmuar ekipet inkluzive të përbërë nga mësimdhënës, bashkëpunëtor profesional dhe prind.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, në fjalimin e tij në tryezën e rrumbullakët “Avancimi i cilësisë së arsimit inkluziv për fëmijët me vështirësi” organizuar nga Avokati i Popullit, tha se arsimi inkluziv, nuk është vetëm politikë arsimore por edhe praktikë edukative.
“Qëllimi ynë është krijimi i sistemit arsimor kombëtar që kujdeset për nevojat e ndryshme të fëmijëve dhe i integron në mësim të rregullt, të përshtatur me aftësitë e tyre”, deklaroi Shaqiri.
Me trajnimet inkluzive mundësohet mësimdhënie më e mirë për fëmijët me zhvillim atipik, por edhe për fëmijët me zhvillim tipik, sepse asistenca arsimore për herë të parë nënkupton integrimin e nxënësve dhe ndjekjen e programit të përbashkët.
“Duke filluar nga ky vit shkollor, materialet mësimore të klasës së parë dhe të katërt janë të disponueshme në versionin elektronik dhe audio, ndërsa për herë të parë edhe në alfabetin “Braj” për të gjithë nxënësit me shikim të dëmtuar. Gjatë viteve të ardhshme, në faza, do të bëjmë edhe për klasët e tjera nëntëvjeçare”, theksoi ministri Shaqiri.
Me mbështetjen teknike të UNDP-së edhe në shkollat e mesme, sipas shembullit të shkollave fillore, implementimi i asistencës arsimore do të fillojë në shtator. Deri më tani janë angazhuar 79 asistentë dhe kanë filluar trajnimet në tri qendrat rajonale për arsim profesional në Ohër, Tetovë dhe Kumanovë për arsim inkluziv. Ministria e Arsimit dhe Shkencës po punon vazhdimisht për rritjen e numrit të defektologëve dhe pedagogëve specialë, për trajnimin e mësimdhënësve të cilët punojnë me fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, si dhe për rritjen e numrit dhe aftësimit të asistentëve arsimor. Për përmirësimin e aksesueshmërisë së institucioneve arsimore, është vendosur kusht për miratimin e mjeteve për realizimin e projekteve kapitale, objektet duhet të jenë lehtësisht të aksesueshme për personat me vështirësi.
Në diskutimet për arsimin inkluziv dhe praktikat e mira për realizimin e tij morën pjesë edhe përfaqësues të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, shkolla fillore me qendra burimore, organizata civile, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale etj.
