Maqedoni

Kuvend, Ligji për Armatën përplas pushtetin dhe opozitën

19.04.2022 14:37

Propozim-ndryshimet e Ligjit për Armatën kanë përplasur pushtetin dhe opozitën...

Propozim-ndryshimet e Ligjit për Armatën kanë përplasur pushtetin dhe opozitën. Nga VMRO-DPMNE kërkuan që propozimi i tyre të përfshihet në rendin e ditës, por kreu i kuvendit, Talat Xhaferi, tha se nuk janë plotësuar kushtet për ta hedhur propozimin në votim për shkak se i njëjti ndodhet në shqyrtim të shërbimeve kuvendore, ndërsa reagimin e VMRO-DPMNE-së e cilësoi si nevojë për t’u shfaqur në lajme.  
 
“Ligjin e keni lëshuar dje pasdite para orës 16 dhe unë e kam marrë sot në mëngjes dhe u ka kaluar shërbimeve të kuvendit që të kontrollohet, ndërkohë kuvendi do të deklarohet kur të krijohen kushtet. E kuptoj që për publikun, për të shkruar lajme, unë këtë e kuptoj, por procedura është procedurë, drejtësia është e drejtësi si për njërin ashtu edhe për tjetrin si edhe për të një qindin.”,- u shpreh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
 
“Nuk qëndron justifikimi se ligjin e keni pranuar dje në orën 16. Kuvendi punon 24 /7. Paraqitja e një ligji me procedurë të shkurtë ka për tendencë të jetë urgjente.”,- tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
 
Për socialdemokratët, ndryshimet në ligj janë hipokrizi e opozitës, e cila ka një vit të tërë duke bllokuar ligjin me të cilin kanë paraqitur të njëjtat ndryshime.

NAIM RAMADANI