Maqedoni

KSL, protestë nëse nuk rriten pagat në sektorin publik

19.04.2022 14:58

Konfederata e Sindikatave të Lira nga 26 prilli do të protestojë çdo ditë nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat...

Konfederata e Sindikatave të Lira nga 26 prilli do të protestojë çdo ditë nëse Qeveria nuk i plotëson kërkesat e tyre për rritjen e pikëve në 103 denarë bruto, në mënyrë që paga më e ulët në sektorin publik të jetë rreth 18.200 denarë. Nga Sindikata paralajmërojnë se protesta do të ketë  çdo ditë nga ora 16:00-17:00 para Kuvendit dhe Qeverisë.
 
“I bëj thirrje të gjithë deputetëve që të mos e votojnë Ligjin për nëpunësit administrativë, në Kuvend, ta kthejnë amendamentin e refuzuar në seancë të komisionit dhe të thonë se secili deputet që voton për një ligj të tillë nënvlerësues në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë do ta vlerësojmë se është kundër punëtorëve në sektorin publik. Ky është një ligj manipulues me të cilin pagat në sektorin publik do të rriten për rreth 100 deri në 200 denarë.”,- deklaroi kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallpovski.
 
Sipas KSL-së, rreth 100 mijë punëtorë në vend janë të prekur nga ky problem, ndërsa për KSL-në është i papranueshëm propozimi i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë për rritje lineare të të gjitha pagave për 2.806 denarë në shumën neto.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI