Maqedoni

Avokati i Popullit: Pandemia ka kufizuar të drejtat e fëmijëve

19.04.2022 15:36

Në dy vitet e fundit ka pasur një rritje të ankesave për shkelje të të drejtave të fëmijëve për disa arsye...

Në dy vitet e fundit ka pasur një rritje të ankesave për shkelje të të drejtave të fëmijëve për disa arsye. Së pari, pandemia ka kufizuar shumë të drejta, duke përfshirë praninë fizike të fëmijëve në arsim, por edhe qasjen dhe kapacitetin e pamjaftueshëm të institucioneve për të ushtruar të drejtat e fëmijëve, veçanërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara, tha Naser zyberi - Avokati i Popullit.
 
“Duhet të kyçen institucionet relevante që merren me përkujdesjen, me të drejtat e fëmijëve me pengesa dhe kyçjen e institucioneve tjera që direkt apo indirekt janë të tanguar, por edhe prindërve që të japin një pasqyrë të qartë për problemet që i kemi si dhe të përgatiten rekomandime adekuate për përmirësimin e situatës.”,- deklaroi Avokati i Popullit, Naser Zyberi.
 
Shaqiri: Po shqyrtojmë zgjidhjen e problemit
 
Ministri Shaqiri theksoi se Ministria ka angazhuar 500 asistentë edukativë për të ndihmuar ekipet gjithëpërfshirëse të përbërë nga një mësues, një bashkëpunëtor profesional dhe një prind. 
 
“Ne presim që ky takim të jap konkluzione ose përfundime të rëndësishme  të cilat do t’i marrim në shqyrtim në Ministrinë e Arsimit dhe të shohim çdo mundësi të mundshme që ata t’i përshtatemi në ndryshimet ligjore në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë.”,- tha ministri i arsimit, c.
 
Në arsimin e rregullt, shkollat fillore përfshijnë gjithsej 911 nxënës, ndërsa shkollat e mesme 312 nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
 
REJHANE BUSHI METAJ