Maqedoni

Kumanovë, “Shporta e Ramazanit”, FRI dhe “Vllaznia” ndanë pako me ndihma

19.04.2022 16:31

Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim për t’u dalë në ndihmë sadopak qytetarëve....

Për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe me qëllim për t’u dalë në ndihmë sadopak qytetarëve të rrezikuar nga gjendja e vështirë ekonomiko-sociale, Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia” gjatë ditës së sotme realizuan pjesën e dytë të mbushjes së 200 shportave me vlerë 1.500 denarë nga donacionet e mbledhura gjatë këtyre ditëve në pikat e grumbullimit në qytetin e Kumanovës.
 
““FRI” në bashkëpunim me Sh. E. “Vllaznia”, në kuadër të aktivitetit “Shporta e Ramazanit”, pas mbushjes së 100 pakove dhe shpërndarjes së tyre ditë më parë, tani po vazhdojmë me mvushjen serike prej 200 pakove me vlerë prej 1.500 denarëve, mjete këto të cilat janë grumbulluar në 2 pikat e qytetit. Të njejtat pako të ndihmave do tu shpërndahen familjeve në nevojë në qytetin e Kumanovës dhe komunën e Likovës. Njoftojmë bamirësit se edhe në ditët në viijim aktivistët tanë do të jenë në dy pikat e grumbullimit të mjeteve financiare ku ju mund të dononi me as sa keni mundësi për ta mbushur një shportë prej 1.500 denarëve.”,- tha Samir Mustafa nga FRI - Dega Kumanovë.
 
Ndryshe, Forumi Rinor Islam në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia" për të 15 vit radhazi organizojnë aktivitetin humanitar “Shporta e Ramazanit”, shportat me gjëra elementare ushqimore e higjienike u shpërndahen familjeve në nevojë në qytetin e Kumanovës, si dhe në fshatrat e komunës së Likovës.
 
FATLUM AQIFI