Maqedoni

Nikollovski: Vaj për gatim ka mjaftueshëm, s’ka vend për panik

19.04.2022 17:07

Qytetarët nuk duhet të krijojnë panik. Vaj për gatim ka në sasi të mjaftueshme në treg...

Qytetarët nuk duhet të krijojnë panik. Vaj për gatim ka në sasi të mjaftueshme në treg. Ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski, informoi se në vend kanë arritur sasitë e para të vajit nga Serbia, kurse po importohet vaj edhe prej vendeve të tjera.
 
“Sasitë e vajit veç më kanë arritur nga Serbia, importuesve dhe tregtarëve iu është lënë se në çfarë dinamike do të zbatojnë distribuimin e vajit deri te shitësitë. Jo vetëm vaj për gatim nga Serbia, por edhe vaj i rafinuar dhe i jo rafinuar, sot arrin edhe prej vendeve tjera. Sot kemi eksport edhe nga Rusia, Ukraina apo Bullgaria.”,- tha ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
 
Megjithatë, ende kompanitë e vendit nuk po mund të marrim vaj jo të rafinuar për shkak të ndalesës nga ana e palës serbe. Lëndën e parë të vajit ata ende e marrin nga vende tjera me çmime më të larta. Nikollovski pret që Serbia sa më parë do të heq ndalesën për importimin  e vajit jo të rafinuar. 
 
“Do të shqyrtohet se sa është importuar nga këto dy milion litra dhe se a ka nevojë për sasi shtesë. Gjithsesi se presim nga qeveria e Serbisë atë ta miratojë dhe t’u mundësohet kompanive tona që të blejnë sasi shtesë vajit të rafinuar, por gjithsesi se presim heqjen e ndalesës për importin e vajit të jo rafinuar për gatim, sepse e dimë që lëndët e para atje janë më të lirë. Por, shohim se kompanitë po i sigurojnë edhe nga vendet tjera.”,- theksoi ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.
 
Ai potencoi se po bëhen politika edhe në drejtim të rritjes së prodhimit vendor. Në këtë drejtim u shpall edhe thirrje publike për 6.000 hektarë tokë shtetërore, për përpunimin e fushave. 
 
ERSAN PAJAZITI