Maqedoni

VMRO: Klubi bullgar në kundërshtim me fqinjësinë e mirë

19.04.2022 18:55

Partia opozitare VMRO-DPMNE sërish sot ka reaguar për manifestimin e mbajtur në Manastir me rastin e hapjes...

Partia opozitare VMRO-DPMNE sërish sot ka reaguar për manifestimin  e mbajtur në Manastir me rastin e hapjes së qendrës kulturore bullgare, duke e vlerësuar  atë si akt i cili nuk çon drejt respektimit të marrëveshjes për fqinjësi të mirë. VMRO kërkon sqarim shtesë nga ana e pushtetit për veprimet të cilat do të ndërmerren dhe çfarë terren po përgatitet.  
 
“Ta festosh një person i cili ka qenë bashkëpunëtor me fashistët, mendoj që ky personalitet dhe kjo vepër nuk çon drejt fqinjësisë së mirë. Mund ta imagjinoni se çfarë mund të fshihet  në prapavijë me të ashtuquajturën  Marrëveshje e cila fshihet nga opinioni, andaj i bëj thirrje ministrit të jashtëm që të jep sqarim se a është kjo fqinjësi e mirë dhe a duhet të arrihet Marrëveshje. Kjo është edhe një tezë e cila duhet  hapur, se a po përgatitet terren për të mos u arritur Marrëveshje dhe me provokime të tilla të ulëta të ecë përpara marrëveshja për fqinjësi të mirë. Ndryshe si Bullgari, mund të hapin qendra për çfarë të duan, ata mund të shënojnë edhe si ngjarje fashiste dhe të tjera, si të duan, është e drejtë e tyre por unë dëshiroj që njerëzit këtu që janë të zgjedhur nga populli të tregojnë diçka më tepër.”,- deklaroi Vllado Misajllovski nga VMRO-DPMNE.