Maqedoni

151 shoferë të sanksionuar në Shkup, 35 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

20.04.2022 08:49

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

inistria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 151 sanksione.

 
Tridhjet e pesë sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjet sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe njëmbëdhjet masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, katër sanksione për xhama të ngjyrosura të pacertifikuara, gjashtë masa për kalim sinjali të mbyllur (dritë të kuqe), katër sanksione për automjete të paregjistruara.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.