Botë
Zelensky: Nëse do të kishim armë më të mira, do t’i jepnim fund luftës
20.04.2022 09:26
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nëse Ukraina do të kishte akses në armë më të mira...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se nëse Ukraina do të kishte akses në armë më të mira “të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, tashmë do e kishte përfunduar këtë luftë”.
Zelensky tha se “në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike, është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”. Ai tha se nëse këto vende kanë armët dhe municionet që u duhen Ukrainës, “është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve”.
Zelensky shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve. Ministria ruse e mbrojtjes ndërkohë u ka bërë thirrje edhe një herë trupave ukrainase që qëndrojnë brenda fabrikës së çelikut Azovstal të Mariupolit që të lënë armët të mërkurën. Mariupol është rrethuar nga sulmet ruse, por Batalioni Azov i Ukrainës thuhet se është ende në Azovstal një fabrikë e madhe çeliku me pamje nga deti Azov. Trupat ruse do të respektojnë një armëpushim ndërsa propozimi është në fuqi – duke filluar nga ora 1100 më 20 prill. Asnjë ushtar i vetëm ukrainas nuk pranoi të njëjtën ofertë të martën.
Ukraina ndërkohë ka arritur një marrëveshje paraprake me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit të mërkurën, informoi zëvendëskryeministrja e Ukrainës. Siç raporton BBC, njerëzit kanë mbetur të bllokuar në qytetin strategjik për javë të tëra pa furnizime me ushqim, ujë dhe ilaçe.
