Maqedoni

Spasovski: Ligji për shtetësinë nuk ka asnjë problem, kini durim

20.04.2022 12:30

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, thotë se nuk ka problem me Ligjin për Shtetësinë...

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, thotë se nuk ka problem me Ligjin për Shtetësinë. Apeloi për durim gjatë procedurës së marrjes të shtetësisë.

“Deri më tani kanë aplikuar rreth 560 qytetarë në Maqedoninë e Veriut që nuk kanë shtetësi, të gjithë qytetarët e tjerë janë qytetarë që nuk jetojnë në Maqedoninë e Veriut dhe kanë aplikuar për shtetësinë tonë. Kjo procedurë mund të jetë ngadalësuar por kjo procedurë nuk kalon  përmes MPB-së. MPB mbledh të dhëna, pëlqime, mendime nga disa institucione në varësi të bazës mbi të cilën është paraqitur kërkesa. Kur mblidhen të gjitha këto të dhëna, më në fund nxjerr vendimin, që posa të fillojë procedura, e njejta edhe  të përfundojë. Mendoj se duhet të kenë durim. Nëse nuk ka pasur bazë për marrjen e nënshtetësisë për 30 vjet, mendoj se në një ose dy muaj nuk është problem të presësh për të marrë nënshtetësinë”, tha Spasovski.