Konfirmohet, Gerrard do ta vazhdojë karrierën në Amerikë
03.01.2015 18:34
Përmes një postimi në Twitter, klubi i Liverpoolit ka njoftuar se Steven Gerrard do ta vazhdojë karrierën në Amerikë...

Legjenda e Redsave konfirmoi se nuk do të luajë për ‘Të Kuqtë’ pas këtij sezoni duke e quajtur këtë si vendimin më të vështirë në jetën e tij.
Disa klube u aktivizuan menjëherë për të kërkuar shërbimet e anglezit, ndërsa edhe MLS u përmend si opsion i mundshëm.
Dhe tash është konfirmuar. Gerrard do ta vazhdojë karrierën në Major League Soccer.
Ai pritet të kthehet në Anfield pas disa vitesh si pjesë e stafit trajnues.
