Botë
Raporti i “Freedom House” për Kosovën: Gjyqësori i korruptuar, ndër problemet kryesore
20.04.2022 16:55
Raporti i fundit i “Freedom House” për Kosovën thekson se pushteti gjyqësor vazhdon të mbetet ndër problematikat kryesore të shtetit....

Raporti i fundit i “Freedom House” për Kosovën thekson se pushteti gjyqësor vazhdon të mbetet ndër problematikat kryesore të shtetit, me theks të veçantë korrupsioni i cili nuk është eliminuar ende. Kapitulli i Rendit dhe Ligjit në Raportin e “Freedom House” është notuar shumë dobët, me 1 pikë.
“Prokurorët dhe gjykatat mbeten të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve politike dhe korrupsionit nga elitat e fuqishme politike dhe të biznesit, duke dëmtuar procesin e duhur.”,- thuhet në raport.
Raporti flet edhe për strukturat ilegale të cilat operojnë në veri të Kosovës edhe pse kishte marrëveshje të ndërmjetësuar nga BE-ja për t’i shpërbërë këto struktura.
“Edhe pse BE-ja ndërmjetësoi një marrëveshje në vitin 2015 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të shpërbërë forcën serbe të sigurisë e ashtuquajtur Mbrojtja Civile, në veri të Kosovës, ka pasur raporte se forca është ende duke vepruar ilegalisht. Kushtet e burgjeve janë përmirësuar vitet e fundit, por dhuna dhe kujdesi i dobët mjekësor mbeten problem. Policia ndonjëherë keqtrajton të arrestuarit në paraburgim.”,- thuhet në raport.
Sa i përket Sa u përket dhomave të Specializuara, në raport thuhet se Gjykata Speciale nuk është e pëlqyer nga shqiptarët e Kosovës pasi në nëntor 2020, disa ish-pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin, Hashim Thaçi, u akuzuan për krime lufte nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në një gjykatë në Hagë.
GYLTENE SINANI
