Atletiko Madrid pa probleme deri te fitorja kundër Levantes

03.01.2015 18:38

Atletiko Madridi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin, duke regjistruar trepikësh të sigurtë nga ballafaqimi me Levanten....

Kampioni në fuqi i Spanjës, në ndeshjen në të cilën në tribuna ishte edhe përforcimi i ri, Fernando Tores, erdhi deri te fitorja pa probleme të mëdha dhe me rezultat prej 3-1. Francezi Antoin Grizman e kishte fjalën kryesore në këtë sfidë, duke shënuar dy golat e parë të vendasve, në minutën e 18-të, respektivisht 47-të.

Mysafirëve, shpresat për rezultat të mirë ua ktheu El Zhar, në minutën e 62-të, ndërsa fitoren për kampionin aktual, e siguroi lojtari I artë nga sezoni I shkuar, qendërmbrojtësi Diego Godin, me golin e shënuar tetë minuta para mbylljes të sfidës.

Me këtë fitore, Atletiko Madridi është ngjitur në kuotën e 38 pikëve dhe e ndanë vendin e dytë me Barcelonën, që ka një ndeshje më pak. Ndërkohë, Reali i Madridit, vazhdon të kryesoj me një pikë më shumë dhe dy sfida më pak të luajtura. (Mustafa Ademi, TVM2)