Botë

Dialogu Kosovë-Serbi, të enjten takohen kryenegociatorët

20.04.2022 20:01

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak...

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, deklaroi se grupet punuese nga Kosova dhe Serbia u takuan të mërkurën për herë të fundit, për çështjen e targave.
 
Ai shkroi në Twitter se me punën e tyre, Kosova dhe Serbia u përgatiten për diskutimet e së enjtes mes kryenegociatorëve.“Tani iu takon kryenegociatorëve ta gjejnë marrëveshjen për rrugën përpara”, shkroi Lajçak.
 
Përfaqësuesi i BE-së gjatë ditës u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
 
Ai ka thënë se është biseduar për rrugën para në dialog e po ashtu për takimin e radhës të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Vuçiq.Marrëveshja e përkohshme për targat, skadon të enjten.