Maqedoni

Shkup, shqiptohen 191 kundërvajtje në trafik

21.04.2022 11:09

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik ku vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 191 sanksione.
 
Njëzet e dy sanksione janë shqiptuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dymbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtëdhjetë e nëntë sanksione për kundërvajtje për këmbësorët.
 
Poashtu janë shqiptuar edhe pesë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, nëntë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, dy sanksione për errësimin e xhamave në mënyrë jo të rregullt, katër sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe).
 
Sa i përket kontrolleve në tërë terrirorin e RMV-së, për tejkalim të shpejtësisë së lejuar janë shqiptuar gjithsej 186 sanksione. Prej tyre katërmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një automjet me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 69 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 117 jashtë vendeve të banimit.
 
Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.