Maqedoni
Do të rriten pagat për 2000 denarë në “Higjienën komunale” - Shkup
21.04.2022 13:52
Drejtori i NTP “Higjiena komunale” – Shkup, Zudi Enuzi Koka, ka njoftuar se kjo ndërmarrje do të rris për 2000 denarë pagat e të punësuarve...

Drejtori i NTP “Higjiena komunale” – Shkup, Zudi Enuzi Koka, ka njoftuar se kjo ndërmarrje do të rris për 2000 denarë pagat e të punësuarve. Ai theksoi se 16 vite nuk ka pasur rritje të pagave në këtë ndërmarrje.
“NTP “Higjiena komunale” - Shkup ka marrë vendim historik me të cilin do të rritet paga e punëtorëve nga 2000 denarë për punonjës pas plot 16 viteve. Vendimin do ta fillojmë ta implementojmë menjëherë me pagën e muajit prill dhe jam shumë i kënaqur që kjo rritje historike do të realizohet në mandatin tim të menaxhimit të ndërmarrjes, sepse mendoj se punëtorët e kësaj ndërmarrje e meritojnë që puna e tyre të vlerësohet dhe të shpërblehet ashtu siç duhet.”,- tha drejtori i NTP “Higjiena komunale” – Shkup, Zudi Enuzi Koka.
Duke raportuar për 100 ditëshin e tij nnë krye të ndërmarrjes “Higjiena Komunale” në kryeqendër, Koka tha se angazhohet për ruajtjen e nivelit të llogaridhënies dhe transparencës. Ai tha se në ditën e parë të marrjes së mandatit, në llogarinë e ndërmarrjes ka gjetur vetëm 34 milion denarë, mjete të cilat ishin të pamjaftueshme për të realizuar pagat e dhjetorit. Gjithashtu shtoi se kanë hasur edhe në automjete të cilat prej muajsh ishin jofunksional dhe jashtë përdorimit, vetëm 64% e automjeteve ishin në funksion, ndërsa aktualisht, siç tha ai, janë në funksion mbi 80% e automjeteve.
SEDAT SELIMI
