Maqedoni

Kovid-19, një i vdekur, 86 të infektuar e 105 të shëruar

21.04.2022 15:03

Ministria e Shëndetësisë për gjendjen me pandeminë në 24 orët e fundit ka bërë të ditur se nga 2.359 të testuar...

Ministria e Shëndetësisë për gjendjen me pandeminë në 24 orët e fundit ka bërë të ditur se nga 2.359 të testuar, 86 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Nga 86 të infektuarit, 9 janë ri-infektime.
 
Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë për 105 pacientë të shëruar dhe një të vdekur. Aktualisht në vend ka gjithsej 782 të infektuar me Kovid-19, prej të cilëve 422 të infektuar janë në Shkup.