Parlamentet studentore: Propozime për provimin shtetërorë

04.01.2015 15:12

Parlamentei studentore nga Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup dhe parlamenti studentorë pran universitetit Shën Klimenti i Ohrit në Manastir mbështesin iniciativën e Universitetit të Ohrit, që student të mund të ndjekin ligjëratat e vitit të tretë edhe nëse në afatin e pare nuk kanë arritur të japin provimin shtetërorë....

Por parlamentet studentore propozojnë që studentët edhe pa e dhënë provimin shtetëror të mund tu nënshtrohen të pakëtn një të tretës së provimeve.

"Kjo iniciativë për ne si Parlament studentor është tejet korrekte dhe konstruktive në drejtim të plotësimit të pakos së masave për reformim të arsimit të lartë në të cilën ata angazhohen që studentët të munden që t'i ndjekin ligjëratat, gjegjësisht t'i dëgjojnë lëndët nga viti i tretë pavarësisht se nëse e kanë dhënë pjesën e parë të provimit shtetëror të cilin do ta realizonin pas përfundimit të vitit të dytë studimor" – tha Mihaela Kapsareva nga Parlamenti studentor i UKM-së.

Me pranimin e propozimit të tyre, parlamentet studentore, vlerësojnë se  do të rritej, motivimi tek studentët pasiqë do të sigurohej periudhë shtesë në të cilën ata që nuk e kanë dhënë pjesën e parë të provimit shtetëror, të kenë mundësi të përgatiten më mirë dhe të mos ngecin në studime. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)