Maqedoni
KShPK: Të forcohet kontrolli ndaj përmbaruesve
21.04.2022 15:48
Një numër i madh i qytetarëve dorëzojnë parashtresa në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me veprimet specifike të përmbaruesve....

Një numër i madh i qytetarëve dorëzojnë parashtresa në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit lidhur me veprimet specifike të përmbaruesve. Duke shqyrtuar lëndë konkrete, nga KSHPK ftojnë Ministrinë e Drejtësisë që të forcojë kontrollin mbi përmbaruesit, ku, sipas tyre, do të evidentohen dobësitë dhe problemet me të cilat përballen qytetarët me veprimet e përmbaruesve.
“Kërkesë thjesht drejtuar Ministrisë së Drejtësisë që në një farë mënyre të forcojë mekanizmat që ka mbi përmbaruesit dhe në një farë mënyre të ushtrojë kontroll të rregullt mbi procedurat e kryera nga përmbaruesit.”,- tha anëtarja e KShPK-së, Katica Nikollovska.
Ndonëse duhet të veprohet sipas detyrës zyrtare, sipas Nuri Bajramit nga KShPK, është mirë t’u bëhet me dije se, përveç prokurorëve dhe gjyqtarëve, sistemi gjyqësor përbëhet edhe nga përmbaruesit dhe noterët. Sipas tij, ata sikur janë jashtë kontrollit të sistemit.
“Mendoj se është mirë t’u theksohet, edhe pse ata duhet ta ndjekin sipas detyrës zyrtare dhe ligjërisht, por tani nga ana jonë të forcojmë këtë, që të merren me dobësitë në mënyrë që të kemi një funksionimin objektiv.”,- tha anëtari i KShPK-së, Nuri Bajrami.
Në kuadër të seancës së 66, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit shqyrtoi më shumë lëndë të parashtruara qytetarëve, institucioneve dhe subjekte juridike.
NAIM RAMADANI
