Maqedoni

Tryeza, "Digjitalizimi i arsimit të lartë-mundësitë dhe sfidat"

21.04.2022 16:09

Digjitalizimi i arsimit të lartë do t'u mundësojnë pedagogëve dhe studentëve të ulin përgjegjësitë e tyre administrative

Digjitalizimi i arsimit të lartë do t'u mundësojnë pedagogëve dhe studentëve të ulin përgjegjësitë e tyre administrative dhe të digjitalizojnë programet. Kjo u theksua në tryezën "Digjitalizimi i arsimit të lartë - mundësi dhe sfida”, që u organizua në kuadër të projektit “Aksioni Studentor për Shërbime të Arsimit të Digjitalizuar” i mbështetur nga Fondacioni “Metamorfozis” dhe Bashkimi Evropian.
 
“Ato i referohen krijimit të një strategjie kombëtare për digjitalizimin e arsimit të lartë - proces që duhet të përfshijë studentët, rritjen e buxhetit për arsimin e lartë me një zë të ri për digjitalizimin, krijimin e grupeve të punës për digjitalizimin e arsimit të lartë, futjen e pagesës elektronike të shkollimit. Regjistrimi dhe certifikimi elektronik i semestrave, trajnimet për stafin mësimdhënës dhe administrativ dhe futja e internetit falas në fakultete.”,- tha drejtoresha e Forumit Rinor Arsimor, Teodora Stolevska.
 
“Të gjithë e dimë nëse dhe sa jemi të përgatitur për procesin e digjitalizimit, që do të thotë se me digjitalizimin mund të fokusohemi në disa procese që janë të rëndësishme. Procesi i digjitalizimit nuk mund të realizohet vetëm nga njëra palë, do të duhet të ketë bashkëpunim. Për këtë periudhë 2021/2022, me apo pa vullnetin tonë, siç e dimë të gjithë, kemi kufizime në pjesën e buxhetit, që lidhet me krizën shëndetësore, e më pas me krizën ekonomike. Por edhe në kohë krize duhet investuar në digjitalizim.”,- tha Jeton Shaqiri nga MASh.
 
Në këtë tryezë u tha se në kuadër të projektit janë realizuar takime me institucionet arsimore dhe është përgatitur një dokument me rekomandime për digjitalizimin e arsimit të lartë.
 
GYLTENE SINANI