Maqedoni
BFI ndau pako ushqimore për 4000 familje
21.04.2022 16:59
Këto pako me ndihma po shkojnë për familjet në nevojë....

Këto pako me ndihma po shkojnë për familjet në nevojë. Për hir të muajit të Ramazanit, i cili ndër vete ngërthen edhe humanitetin, BFI në bashkëpunim me organizatën humanitare “Hilal” filloi aksionin për ndarje të pakove ushqimore për 4000 familje në tërë territorin e shtetit, të cilat janë donacion nga Turqia. Këto pako do të ndahen nëpër të gjitha myftinitë e vendit, që pastaj ato do t’i shpërndajnë te ata që kanë nevojë.
“Bëhet fjalë për dhurata të Ramazanit, 4000 pako e cila na vjen nga drejtoria e vakëfëve të Turqisë, me të cilën vite me radhë kemi një bashkëpunim të mirëfilltë. Duke i ndarë këto dhurata unë e falënderoj drejtorisë së vakëfit, si dhe të gjithë aktivistëve të cilët janë marrë me këtë punë, që këta ndihmë të arrijnë në Maqedoninë e Veriut.”,- tha kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu.
Gjithashtu në vend kanë ardhur edhe ndihma që janë donacion nga Arabia Saudite të cilat gjithashtu BFI do t’i ndajë për skamnorët, jetimët dhe ata që kanë nevojë.
ERSAN PAJAZITI
