Maqedoni

Kovaçevski: Provokim festimi për bashkëpunëtorët e Hitlerit

21.04.2022 17:16

Të festosh për personalitete që ishin bashkëpunëtorë të Hitlerit, Musolinit dhe Paveliqit është provokim

Të festosh për personalitete që ishin bashkëpunëtorë të Hitlerit, Musolinit dhe Paveliqit është provokim dhe nuk mund të jetë urë lidhëse për bashkëpunim mes dy vendeve, vlerëson kryeministri, Dimitar Kovaçevski, lidhur me hapjen e Qendrës së re Kulturore “Vanço Mihajlov” në Manastir. Duke iu përgjigjur presidentit bullgar, Rumen Radev, për pretendimet e tij se Maqedonia po falsifikon historinë, Kovaçevski njëherit theksoi se gjuha maqedonase është e përcaktuar dhe maqedonasit janë popull me identitet të veçantë.
 
“Në lidhje me atë se çka ndodhi të shtunën, ajo ngjarje nuk përfaqëson asgjë përpos një provokim, sepse zgjon shpirtrat e së kaluarës, sepse bëhet fjalë për një person që ka qenë bashkëpunëtorë i Hitlerit të Gjermanisë, Endehana Paveliq, dhe prandaj nuk mund të kontribuojë fare si një person që është një urë për të ardhmen e miqësisë mes dy kombeve dhe një urë në rrugën evropiane të vendit.”,- u shpreh kryeministri i RMV-së, Dimitar Kovaçevski.
 
Pebdarovski: Mihajllov ishte bashkëpunëtorë i Hitlerit
 
Edhe presidenti, Stevo Pendarovski, duke iu kundërpërgjigjur homologut të tij bullgar, Rumen Radev, ka thënë se ka fakte historike se Vanço Mihajllov ka qen bashkëpunëtor i Hitelerit. 
 
“Ekzistojnë fakte të vërtetuara historike dhe burime që nuk i konteston as historiografia bullgare se Vanço Mihajllov ka qenë bashkëpunëtor i Hitlerit. Në vitin 1944 me instruksione të tij direket vjen në Shkup për vendosjen e shtetit të pavarur maqedonas. Pasi nuk fiton përkrahje nga popullsia lokale raporton te shefi i tij në Berlin se ajo nuk është e mundur dhe vetëm kjo e bën mjaftueshëm fashist ose nacist.”,- tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
 
Po ashtu pretendimet se në territorin e Maqedonisë ka pasur llogore ku kinsje janë vrarë 10 mijë njerëz vetëm pse janë bullgarë është gënjeshtër e konstruktuar për qëllime politike, tha Pendarovski, sipas të cilit nëse në zgjidhjen e kontestit koncentrohemi në mënyrë dominante për zgjidhjen e mospajtimeve historike, asnjëherë nuk do të vijmë deri te zgjidhja. Zgjidhja është e mundur vetëm nëse koncentrohemi te kriteret evropiane për inkuadrim në BE, si korrupsioni, sundimi i së drejtës, të drejtat dhe liritë e njeriut, theksoi presidenti Pendarovski.
 
VMRO-DPMNE: Promovimi i fashizmit në RMV është provokim
 
Edhe VMRO-DPMNE thotë se hapja e klubit bullgar në Manastir është provokim për shkak të emrit të qendrës kulturore, por fajëson qeverinë për mungesën e kujdesit.
 
“Provokime të tilla si promovimi i fashizmit nga Bullgaria synojnë t'i përdorin si alibi për të mos marrë një datë për negociata. Nëse Bullgaria është një mik i vërtetë i shtetit maqedonas dhe i popullit maqedonas, atëherë ajo nuk do të promovojë fashizmin dhe në atë mënyrë të shkatërrojë dinjitetin e shtetit. Por, e gjithë kjo është rezultat i paaftësisë së LSDM-së dhe BDI-së me poshtërimin që në vazhdimësi i bëjnë popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas.”,- deklaroi Dragan Kovacki nga VMRO-DPMNE.
 
Radev: Ideologjia anti-bullgare “vlon” në RMV
 
Por, presidenti bullgar, Rumen Radev, thotë se në Maqedoni vazhdon ideologjia anti-bullgare dhe sipas tij identiteti maqedonas është shpikur nga internacionalja komuniste. Gjatë “diktaturës jugosllave” dhjetëra mijëra bullgarë janë mbajtur në llogore.
 
“Është koha të mbetet në të kaluarën ideologjia anti-bullgare, e cila vlon në Maqedoninë e Veriut dhe është e dukshme se i helmon marrëdhëniet tona dhe me qëllim e rrënon rrugën e vendit drejt BE-së. Tentimi i politikanëve maqedonas të ndërtojnë identitet në bazë të falsifikimeve të internacionales komuniste, e jo në të vërtetë historike, është kundër interesave të qytetarëve maqedonas të cilët me të vërtetë dëshirojnë anëtarësim në BE.”,- theksoi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
 
Sipas presidentit bullgar Radev, nëse flasim për fashizëm duhet të jetë e qartë se Ivan Mihajllov e ka refuzuar Hitlerin ta përfshijë Maqedoninë në luftë vëllavrasëse me Bullgarinë. Retorika politike mes Shkupit dhe Sofjes u ashpërsua pas hapjes së klubit kulturor bullgar me emrin “Dimitar Mihajllov” në Manastir, pasi kjo u vlerësua si provokim nga historianët në vend, që më pas u përcoll edhe me reagime politike. 
 
SANIJE DURAKU