Komunikacioni: Rrugët të kalueshme por me vështërsi
Komunikacioni në të gjitha rrugët në Maqedoni po zhvillohet me vështirësi dhe në kushte dimërore, me mbetje të borës nëpër rrugë, por gjithsesi ato janë të kaluaeshme....

Për shkak të temperaturave të ulta në orët e mëngjesit vërehet paraqitje e ngricës. Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese ka në aksin rrugor Zhirovnicë - Dibër - Strugë.
Lidhja Automoto rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Demir Kapi - Udovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut. Ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje-dalje nga Maqedonia.
