Maqedoni
LSM takim me përfaqësuesit e qeverisë, kërkon rritje lineare të rrogave për 2860 denarë
21.04.2022 18:10
Lidhja e Sindikatave kërkon nga Qeveria rritje lineare të pagave prej 2860 denarësh për tërë sektorin publik...

Lidhja e Sindikatave kërkon nga Qeveria rritje lineare të pagave prej 2860 denarësh për tërë sektorin publik, duke përfshirë edhe arsimin. Këtë qëndrim e ka përcjellë në takimin me përfaqësuesit e qeverisë kreu i Lidhjes së Sindikatave, Darko Dimovski. Në takim është biseduar për përpilimin e një marrëveshjeje të re të përgjithshme kolektive.
“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë doli me kërkesa të qarta para partnerit tonë social – Qeverisë, ku kërkojmë qartë rritje lineare të rrogave prej 2860 denarësh për tërë sektorin publik, përfshirë dhe arsimin, regres për sektorin publik, apo K-15 prej 30 deri në 100% të rrogës mesatare dhe metodologji për harmonizim të të gjitha rrogave me rritjen e rrogës minimale.”,- deklaroi kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
Nga Lidhja e Sindikatave thonë se insistojnë në këto kërkesa dhe në takim me përfaqësuesit e qeverisë kanë konstatuar sinjale pozitive.
“Unë vlerësoj se ka sinjale pozitive sot se këtë që e kërkojmë nga partneri social është e qëndrueshme dhe e argumentuar e mbi të gjitha solidare.”,- u shpreh kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
Po ashtu Lidhja e Sindikatave do të kërkojë të njëjtën edhe nga partneri tjetër social - Organizata e punëdhënësve privat, që sa më parë të rriten rrogat edhe në sektorin privat.
FITIM KRYEZIU
