Botë

Vuçiç: Jo sanksione ndaj Rusisë, pavarësisht presioneve

22.04.2022 11:22

Pavarësisht presioneve, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë...

Pavarësisht presioneve, Serbia nuk do të rrezikojë interesat e saj kombëtare duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, deklaroi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. 
 
Në një intervistë për “Financial Times” më 21 prill, ai tha se Beogradi nuk “do të zgjedhë anë” pavarësisht thirrjeve nga Bashkimi Europian që Serbia, si shtet kandidat për anëtarësim në bllok, të harmonizojë politikat e saj të jashtme me të Brukselit, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe presidentit rus, Vladimir Putin.
 
“Ka bisedime për zgjedhje të anëve. Jo, ne e kemi anën tonë, interesat e Serbisë. Nëntëmbëdhjetë shtete të NATO-s na bombarduan ne dhe vendosën sanksione ndaj nesh.”, tha Vuçiq.
 
Vuçiç tha për “Financial Times “, se Serbia do të vendosë sanksione ndaj kujtdo sepse udhëheqja e shtetit nuk beson se sanksionet do të ndryshonin diçka. “Ju mund t’i bëni presion dhe ta detyronin Serbinë, por ky është mendimi ynë”, tha ai.
 
Në një pres klonferencë dje, Vuçiç pranoi se Serbia po përballet me probleme dhe po paguan “çmim shumë të lartë”, pasi është shteti i vetëm në Europë që nuk ka vendosur masa kufizuese ndaj Rusisë. Serbia ka votuar disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara që dënojnë agresionin rus në Ukrainë, por edhe më herët ka thënë se nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës.