Në 2015 priten më pak të infektuar nga ebola

04.01.2015 14:35

Kreu i agjencisë që është e angazhuar për luftimin e sëmundjes Ebola në Kombet e Bashkuara, thotë se po bëjnë përpjekje për t’i dhënë fund kësaj sëmundje...

Udhëheqës i Agjencisë për reagim emergjent ndaj sëmundjes Ebola në OKB, të shtunës në Ganë, ka thënë se sëmundja është “një krizë globale “, por ajo sipas tij, mund të tejkalohet.

“Ne patjetër e kemi një kohë të vështirë para nesh, por duhet të arrijmë që ta tejkalojmë këtë sëmundje”, ka thënë Ahmed.

Sipas OKB-së, nga 22 mijë e 200 rastet e infektuara me Ebola, 7 mijë e 900 kanë vdekur deri më tani.Zonat më të prekura janë Siera Leone, Liberia dhe Guinea.

Zyrtarët shëndetësorë kanë thënë se gjatë vitit 2015 pritet që të bie numri i të infektuarve nga Ebola.