San Antonio pa probleme ndaj Uashingtonit
Edhe pa ndihmën e Toni Parkerit, San Antonio pa probleme të mëdha arriti deri te fitorja kundër Uashingtonit, me rezultatin 101:92....
![](https://al.mrt.com.mk/sites/default/files/San%20Antonio%20-%20Uashington.jpg)
Greg Popoviç, mbuloi shumë mirë mungesën e francezit, duke e mposhtur kundërshtarin për herë të 17-të në seri. Cory Joseph ishte shpikja e trajnerit me përvojë të madhe për këtë sfidë, me 19 pikë të shënuara, ndërsa Splitter dhe Mils shtuan nga 16, respektivisht 15 poena.
Hjustoni i shkaktoi një nga disfatat më të thella kohëve të fundit Majamit, duke e mposhtur me plotë 36 pikë diferencë, 115:79. Te Hjustoni, si edhe zakonisht shkëlqyen Xhejms Harden dhe Duajt Hauard, me ç`rast I pari shënoi 28 pikë, ndërsa “supermeni” shtoi 23 poena e 13 kërcime.
Nga sfidat tjera, veçojmë fitoren e re të Atllantës, tani ndaj Portllandit, si dhe triumfin e Denverit kundër Memfisit. (Mustafa Ademi, TVM2)