Lufta në Ukrainë, Zelensky: Përfitimet ruse janë të përkohshme

22.04.2022 16:43

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky....

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka thënë Rusisë se arritjet e saj të fundit në lindje të vendit janë vetëm të përkohshme dhe se trupat ruse do të detyrohen të kthehen përtej kufirit.

Ai thekson se Rusia e ka refuzuar propozimin për ndërprerjen e luftimeve gjatë festave të pashkëve.

Mbështetja e ndërkombëtarëve me armatim dhe mjete financiare vazhdon.

“SHBA-të paralajmëruan pako të re për kombin tonë dhe jemi faleminderues për atë.Pakoja përmban mjetë të fuqieshme mbrojtëse për ushtrinë tonë,altileri,granata dhe fluturuese pa pilot  .Jemi falemindrerues partenerëve tanë për ndihmën e tyre dhe u bëjmë thirrje të përshpejtojnë dorëzimin e armëve që i janë të nevojshme Ukrainës që të mund të afrojmë paqen” - tha Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Bombardime ka patur edhe në Kievë, pavarsisht festave fetare.

“Është tmerruese vetëm t’i ndëgjojsh historitë e njerëzve, fëmijë gra burra, të moshuar që vriten të përdhunuar dhe kjo thjesht po vazhdon… është vetëm një ditë tjetër që historia nuk ka ndryshuar, gjërat përaëritën. As për festa rusët nuk i ndaluan bombardimet” – u shpreh Kryetari i Kievit, Vitali Kliçko.

Forcat ruse pushtuan 42 fshatra në rajonin lindor të Donetskut, por Ukraina pretendon se mund t’i kthejë ato.

Dita e 58 e luftës në Ukrainë, ka patur në fokus Mariupolin, reth 80 perosna kanë arritur të largohen nga Mariupoli për në Zaporozhje.

Rusia deklaroi se këtë qytet tani e kanë nën kontroll, ushtarët ukrainas në fabrikën Azovstal akoma nuk janë dorëzuar.

"Ne jemi në fabrikën Azovstal. Në dy ditët dhe netët e fundit rusët bënë disa përpjekje për të marrë pozicionet tona duke përdorur të gjitha mjetet ushtarake. Por përpjekja e tyre dështoi. Gjithmonë them se përderisa jemi këtu, Mariupoli mbetet nën kontrollin e Ukrainës. Mariupol ishte dhe do të mbetet gjithmonë ukrainas, pavarësisht se çfarë thonë ata.  Luftimet vazhdojnë, ne jemi ende në Mariupol, mendoj se është e kotë të komentosh fjalët e fashistëve rusë, gjithçka që ata thanë ishte gënjeshtër” – deklaroi ushtari ukrainas, Svyatoslav Palamar.

 “Ferr është ajo cka po dodh në Mariupol,nuk mund të shpjegohet.Nëse bota nuk merr masa Zaporozhje do të bëhet e njejtë” – u shpreh njw banor i arrastisur i Mariupolit.

“Situata është shumë e komplikuar.Është keq kur para syve të juaj e shihni se si qyteti që e keni parë duke u ndërtuar po vdes” – theksoi njw banore e arrastisur e Mariupolit.

Kompania amerikane Makse publikoi inçizime satelitore nga varrezat masive afër Mariupolit. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson gjatë një konference në Dehli ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë deri në fund të vitit të ardhshëm.Putini ka një ushtri të madhe.

Ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ai tani ka, me të vërtetë, është të vazhdojë të përpiqet të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të ashpër të drejtuar nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit”,- tha Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.