Festimet për pashkën, ortodoksët kremtojnë të “Premten e Madhe”

22.04.2022 17:08

Në këtë ditë kisha parashikon agjërim të rreptë...

Të krishterët ortodoksë festojnë  të Premten e Madhe, ditën e vuajtjes dhe vdekjes së Jezu Krishtit. Sipas legjendës, Jezusi vdiq në orën e gjashtë të ditës kur perdja e tempullit në Jerusalem u përgjysmua, dielli perëndoi, të vdekurit u ngritën nga varret e tyre dhe të gjitha kambanat ranë.

Që atëherë, kambanat prej druri nuk kanë rënë të Premten e Madhe dhe kambanat nuk bien deri të dielën, kur shënojnë gëzimin e parë të ringjalljes së Krishtit.

Kjo ditë quhet edhe e Premtja e Kryqëzimit, sepse atëherë u kryqëzua Jezu Krishti, i cili dha urdhrin që është imperativ në krishterim dhe se në vend të hakmarrjes, ne duhet të dimë të falim të gjithë.

Në këtë ditë kisha parashikon agjërim të rreptë, vetëm me ujë, dhe shumë besimtarë të Premten e Madhe nuk pinë dhe nuk hanë asgjë deri në perëndim të diellit.

Përveç agjërimit, në ditën e zisë së krishterë nuk ka punë as në arë, as në shtëpi. Sipas mësimeve të krishtera, vuajtja i paraprin ringjalljes, dhe pa vuajtje dhe vdekje - nuk ka ringjallje. Me një liturgji të Kryepeshkopit të Ohrit dhe Maqedonisë, Z. Z Stefani, u shënua sot si dita më e trishtë në krishterim.

“Me t’u gdhirë të gjithë krerët e priftërinjve dhe pleqtë u këshilluan kundër Jezu Krishtit për ta vrarë; dhe, pasi e lidhën, e çuan dhe ia dorëzuan guvernatorit. Kur e pa që e dënuan, u pendua. Ua ktheu priftërinjve 30 argjendët, ndërroi mendje duke thënë se kam gabuar që kam dhënë gjak të pafajshëm. Ata i thanë se çfarë na interesonte, mendoni ju. Ai hodhi copat e argjendit në tempull, u largua” – tha Kryetari i KOM-it, Z.Z. Stefani.

Besimtarët ortodoks në prag të pashkëve para së gjithash uruan për një jetë më të mirë, dhe shëndet për të gjithë qytetarët e vendit

Mesazhi i Shpëtimtarit në Pashkë është i qartë - t'i falim të tjerët nëse duam të marrim falje për veten tonë ose, siç thotë lutja e Zotit, të falim borxhet tona ashtu siç i falim debitorët tanë. (Vlora Latifi - Topojani, TVM2)