Shiffrin e shkëlqyeshme, fiton në Zagreb
Mikaela Shiffrin, me rëshqitje të shkëlqyeshme në të dyja garat e sllallomit të sotëm në Zagreb, dëshmoi se aktualisht është në formë fantastike....
Amerikanja 19 vjeçare, pa probleme të mëdha, me kohë të përbashkët prej 1 minutë, 56 sekonda e 66 të qintat dhe me përparsi maramendase prej 1 sekondë e 68 të qintat ndaj të dytës, regjistroi fitoren e dytë në seri përsa i përket sllallomit, apo të tretën gjithsej sivjet.
Në fitoren e 12-të në karierën e saj, Shiffrinin në pozitën e dytë e ndjeku austriakja Kathrin Zettel, ndërsa e treta ishte surpriza norvegjeze Nina Loeseth, me ngecje prej 2 sekonda e 79 të qintat ndaj fitueses.
Nga favoritet, Hansdotter u ndal në vendin e katërt, ndërsa Maze në të pestin. Megjithatë, suedezja, vazhdon të prijë në rënditjen e disiplinës më teknike, me 320 pikë, tani vetëm një më shumë se Shiffrin.
Fituesja e garës së sotme, është ngjitur në pozitën e dytë edhe në rënditjen e përgjithshme, por me 232 pikë më pak se e para Tina Maze, e cila ka tubuar gjithsej 777 pikë. (Mustafa Ademi, TVM2)