Plenumi i profesorëve letër rektorit të UKM-së
Plenumi i profesorëve i ka drejtuar një letër të hapur rektorit të Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup Velimir Stojkovski...

Ashtu siç jeni të informuar prej medieve si përgjigje në iniciativën e studentëve tanë të cilët më shumë se dy muaj po protestojnë dhe po tentojnë të veprojnë për një dialog konstruktiv me institucionet shtetërore në lidhje me ndryshimet e Ligjit për arsimin e lartë, edhe ne profesorët konstituuam Plenumin e profesorëve.
Në të janë të anëtarësuar dhe në mënyrë aktive veprojnë përmbi 500 profesor nga të gjitha universitetet e Republikës së Maqedonisë.
Me veprimtarinë tonë dëshirojmë që ta mbështetim atë që nëpërmjet kanaleve institucionale e bënë dekanët dhe rektoratet. Edhe pse zëri jonë ishte i vetëm, dhe argumentet e paraqitura në nivel të lartë të harmonizuara, megjithatë u përballën me murin e heshtjes së institucioneve thuhet në letër.
Më tej plenumi i profesorëve thekson se në këtë moment, nuk ka dilema se Qeveria nuk është e përgatitur për debat publik dhe po i shfrytëzon të gjitha mjetet e fuqisë, duke përfshirë edhe imponimin për të krijuar ndarje të shoqërisë akademike por edhe ti stigmatizoj dhe ti frikësoj sidomos kolegët më të mirë të cilët detyrohen që të nënshkruhen në listën e profesorëve ose do të dënohen se pse janë nënshkruar në letrat e dërguara Qeverisë dhe Parlamentit.
Me këtë letër, kërkojmë prej Jush që publikisht të qëndroni në mbrojtje të dinjitetit të Universitetit tonë, thuhet mes tjerash në letrën e hapur të Plenumit të profesorëve. (Rexhep Qamili, TVM2)
