Botë
Tërmeti i mbrëmshëm në Bosnjë, një e vdekur disa të lënduar
23.04.2022 13:29
Një 28-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e tërmetit me magnitude 6.1...

Një 28-vjeçare ka mbetur e vdekur si pasojë e tërmetit me magnitude 6.1, të natës së kaluar në Bosnje dhe Hercegovinë, që lëkundi tër Ballkanin. 27 vjeçarja Elmira Sefo e cila u lëndua, si pasojë e një guri që ra në shtëpinë e saj, ndërsa ndërroi jetë në spital. Disa persona të tjerë janë lënduar lehtë, mes tyre edhe anëtarë të familjes së viktimës. Ishte e frikshme, thonë banorët e Stolacit.
“Kjo është hera e parë që tërmeti të jetë kaqë i fuqishëm. Ishte e tmerrshme, ngjante sikur kodra të ka rënë mbi shtëpi. E dinim se është gurë, e ndjenim si binin gurët”, u shpreh banorja e Stolacit.
“Kur filluam të kontaktoheshim e kuptuam seka dëm të madh matrial dhe se ka rënë një gurë i madh mbi një shtëpi”, theksoi banori i Stolacit.
Tërmeti rrëzoi mure dhe shkaktoi dëme materiale edhe në disa lokalitete të tjera, duke përfshirë Mostarin dhe qytetin e Ljubinjes, thane autoritetet vendore dhe mbrojtja civile. Sipas shërbimit Gjeologjik amerikan tërmeti ishte i cekët dhe epiqendra u regjistrua 14 kilometra në verilindje të Ljubinjes.
Tërmeti është ndjerë më shumë se 400 kilometra nga epiqendra përkatësisht në Mal të Zi, Kosovë, Serbi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut e deri në Italinë Jugore. Tërmeti u pasua nga disa pasgoditje më të dobët, të cilat sipas qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, pritet të vazhdojnë edhe në orët dhe ditët në vijim.
FARIJE DAUTI BAKIU
