Maqedoni

Besimi, vendi ka nevojë për mjete financiare shtesë

23.04.2022 14:37

Ministri i Financave Fatmir Besimi, po finalizon marrëveshjet rreth shfrytëzimit të instrumentit...

Ministri i Financave Fatmir Besimi, po finalizon marrëveshjet rreth shfrytëzimit të instrumentit. Përkrahje makrofinanciare nga Komisioni Evropian, si dhe përkrahje financiare nga FMN-ja, të cilat do të japin një sinjal të fortë për vazhdimin e mëtutjeshëm me politikat e mira makroekonomike, bëjnë të ditur nga kjo minsitri, duke njoftuar për takimin e Besimit me përfaqësues të Bankës Botërore. 
 
“Konflikti në Ukrainë, kohëzgjatja e tij, pasiguria që imponoi, ndikon në ekonominë e vendit tonë, si dhe mbi çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe energjensave, të cilat edhe paraprakisht shënuan rritje. Qeveria reagoi në kohë përmes pakos së masave prej 400 milionë eurove, me mjetet e siguruara në buxhet, por pa dyshim, zgjatja e krizës bën presion shtesë, me ç’rast paraqitet nevoja për mjete financiare shtesë", thekson minsitri Besimi. 
 
Sipastij Qeveria në periudhën afatmesme mbetet e përkushtuar ndaj reformave strukturore, rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve. 
 
VMRO-DPMNE, qeveria LSDM-BDI po e fut vendin në borxhe                      
 
Por VMRO-DPMNE e ka pritikuar qeverinë për politikat ekonomike. Vetëm brenda dy vitesh qeveria e ka future vendin në borxhe prej 1,6 miliard euro kanë thënë nga partia opozitare, ndërsa me huatë e reja që janë paralajmëruar me reabalancin e buxhetit, borxhi I ri për vetëm tre vjet do të arrijë në 2,3 miljard euro për të arritur nivelin rekord prej 7,9 miliard euro të Bruto Prodhimit Vendorë. 
 
“Paralajmërimet për hua të reja nga qeveria do ta gjunjëuzojë Maqedoninë. Vetëm për dy vite qeveria LSDM dhe BDI na ka future në borxh prej 1,6 miliard euro. A nuk ishte buxheti ynë likuid? Sipas ministrit, të ardhurat në buxhet janë mbledhur sipas planit, nuk ka pasur nevojë për ribalancim të shpejtë, gjithçka ka qenë nën kontroll. Por, vetë kredia nga FMN tha se është për financim buxhetor, i cili edhe këtë vit do të zgjerohet me rebalancing buxhetor, sepse më shumë shpenzojnë se sa mbledhin të ardhura. Të ardhurat mblidhen për shkak të inflacionit të lartë, e jo për shkak të ardhurave të mirë në ekonomi”, u shpreh Gordana Dimitrieska Koçoska nga VMRO-DPMNE. 
 
Me këtë tempo të huamarrjes, totali i borxhit të kësaj qeverie për një periudhë 6-vjeçare e ka tejkaluar huamarrjen 10-vjeçare të qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së  thonë nga kjo parti, duke krahasuar 3.2 miliardë euro në 6 vjet nga qeveria aktuale, me 2.9 miliardë euro për  10 vite nga qeveria e kalaur. 
 
LSDM, a ju kujtohet qasja nuk kemi buk blejmë çokollatë
 
Por nga LSDM janë kundërpërgjigjur se VMRO-DPMNE nuk ka kredibilitet të flasë për huamarrje, pasi është e njëjta parti që për 11 vjet i futi në borxh qytetarët për të ndërtuar përmendore, fasada stiropor që po shkatrrohen, për të ndërtuar Pallatin e Bardhë luksoz, si qendër për përhapjen e lajmeve të rreme, për pasurimin e udhëheqjes së partisë në kurriz të varfërimit të qytetarëve.
 
“Nuk kemi bukë dhe shpenzojmë për çokollatë” është qasja e njohur e VMRO-DPMNE-së ndaj parave të qytetarëve. Ndryshe nga koha e regjimit, sot paratë përfundojnë tek qytetarët. Paga minimale është rritur tre herë, nga niveli turpshëm nën 9.000 denarë në kohën e VMRO-DPMNE-së në 18.000 denarë, paga mesatare po rritet vazhdimisht, ndihma sociale është rritur për 300 për qind. Koncepti i kthimit të parave tek qytetarët vazhdon edhe në kohë të krizës ekonomike globale. Me pakon kundër krizës prej 26 masash, LSDM ndihmon qytetarët, kategoritë më të ndjeshme, pensionistët dhe kompanitë. Me heqjen e normës së TVSH-së për ushqimet bazë, uljen e TVSH-së dhe akcizës për karburantet, duke subvencionuar çmimin e energjisë elektrike amortizohet rritja e çmimeve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
 
FARIJE DAUTI BAKIU