Botë
Ukrainë, as Pashkët nuk ndaluan sulmet ruse në ukrainë
23.04.2022 14:58
As festat e Pashkëve ortodokse nuk ndikoi në ulnjen intensitetit të sulmeve ruse në Ukrainë...

As festat e Pashkëve ortodokse nuk ndikoi në ulnjen intensitetit të sulmeve ruse në Ukrainë, edhe pse dy shtete kanë popullatë shumicë të besimit fetar ortodoks. Forcat ukrainase vazhdojnë të luftojnë me forcat ruse, të cilat po tentojnë të marrin kontrollin e lindjes dhe jugut të Ukrainës. Shpresojmë për fitoren e jetës ndaj vdekjes ka deklaruar presidenti i Ukrianës Zelensky.
“Dita e 58-të e mbrojtjes sonë përfundoi të Premten e Madhe, një nga ditët më të trishta për të krishterët. Dita kur vdekja fiton. Por ne shpresojmë për një ringjallje. Ne besojmë në fitoren e jetës mbi vdekjen dhe lutemi për mbposhtjen e saj”, u shpreh presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Qytetarët thonë se forcat ruse nuk kanë kursyer as kishat.
“Kishat janë shkatërruar, fshatrat bombardohen dhe nuk kemi ku të shkojmë”, theksoi qytetarja e Luhanskut.
“Ne kishim një kishë të bukur, ky është një dëm i madh”, u shpreh qytetarja e Luhanskut.
Forcat ruse po kryejnë sulme në Mariupol dhe Kharkov. Fabrika e Azovstal është bllokuar, por forcat ruse kanë thënë se kushdo që dëshiron mund të largohet nga uzina i sigurt. Në objekt pretendohet se nuk qëndrojnë vetëm ushtarët e Ukrainës, por edhe nacionalistët. Përleshje të ashpra edhe me Mykolaiv.
“Në spitalet e rajonit u vendosën shirit të bardha me shenjën e kryqit të kuq të cilat shiheshin nga dronët dhe avionët. "Ne besuam se kjo do të na shpëtonte, por në këtë luftë asgjë më nuk është e shenjtë", theksoi drejtoresha e spitalit në Bastanka, Alla Barsihiyan.
“Ata thonë se rusët do të mbledhin meshkujt që ndodhen këtu dhe do të formojnë një ushtri”, u shpreh banorja e Kersonit.
"Ashtu si në Donetsk dhe Luhansk, ata duan që bashkëqytetarët tanë të luftojnë në anën e tyre dhe kundër ukrainasve", theksoi banori i Kersonit.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka paralajmëruar një vizitë për javën e ardhëshme në Moskë për ta takuar presidentin rus Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.
Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes i Ukrainë Oleksiy Reznikov, pret ftesën për pjesëmarrje në samitin e NATO-s, që mbahet në Gjermani me iniciativë të Shteteve të Bashkuara. Pentagoni ka ftuar 40 aleatë për t’u takuar në Gjermani më 26 prill për të diskutuar për Ukrainën dhe nevojat afatgjata për siguri.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby ka thënë se ministrat e mbrojtjes dhe gjeneralët e lartë të 20 shteteve, anëtare dhe joanëtare të NATO-s, tashmë kanë pranuar ftesën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin. Ndërkohë Banka Botërore ka vlerësuar se dëmi material i shkaktuar deri më tani nga bombardimet ruse në objektet dhe infrastrukturën në Ukrainë ka arritur në 60 miliardë dollarë.
FARIJE DAUTI BAKIU
