Maqedoni

Qytetarët, rritja e çmimeve e pa përballueshme

23.04.2022 15:19

Pasojat e pandemisë së virusit Korona dhe së fundmi luftës në Ukrainë...

Pasojat e pandemisë së virusit Korona dhe së fundmi luftës në Ukrainë, sikurse në gjithë rajonin, po ndihen edhe në vendin tonë. Tash disa muaj qytetarët po përballen me ngritje marramendëse të produkteve kryesore ushqimore dhe të derivative të naftsë.
 
Qytetarët thonë se me ankth bien në gjumë nga droja se çfarë çmimesh do të na sjell e nesërmja. Dhe me të drejtë, sepse gati çdo ditë në markete të ndryshme ndryshojnë çmimet.
 
“Popullata është e papunë, 60% deri 70% kemi raste sociale, kurse çmimet krahasohen me trended Europiane, kemi familjarë  në gurbet, kur vijnë ata japin vlerësime bile thonë se disa artikuj ia kalojnë për nga shtrejtësia e çmimit në krahasim me ato të perëndimit. Këtu çdo send që ekziston ka luajt në çmim dhe është e pamundur që me 18.000 denarë pagë me i mbulu harxhimet, mirëpo ne jemi një popull i kalitur me të këqija, me vuajtje dhe hjeka edhe këtë situatë e përballojmë skemi çka bëjm, mirëpo është situatë e rëndë nuk e di se si vazhdon kështu por për atë edhe rinia po dëshpërohet, ta bëshë një anketë dhe e shifni se mbi 80% e tyne duan të ikin jashtë vendit”, theksoi një qytetar.
 
“Nuk po mundemi me e kuptu këtë sitatë me çmimet, herë po ngriten, gjithë janë në lëvizje, vetëm kur po shkojmë në shitore e po i shofim çmimet kanë ndryshuar, problem është se kemi familje me paga të vogla, çimet ndryshojnë e rriten aq shumë kurse rrogat po mbesin të njejta gjithnjë e më keq po bëhet”, tha për TVM2 një qytetar.
 
“Ata në krye të shtetit i kanë fajet, ata duhet ta menaxhojnë më së miri këtë punë, duhet të kujtojnë për këtë popull, e nëse ata nuk mendojnë po e shifni se populli po zhvendoset. Jo sejcili del rrugëve me u bë lypsar, jo secili del e pisket, por ashtu e shtyen muajin, përsëripo i lutem atyre qeveritarëve le të mendojnë për ne se iku  popullata”, tha për TVM2 një qytetar.
 
Qytetarët megjithatë u apelojnë qeveritarëve që të ndërmarrin diç sa nuk është bërë vonë, sepse rinia do të na ikën jashtë vendit.
 
FATLUM AQIFI