Maqedoni

Bisedimet me Bullgarinë, Ramadani: Nuk ecim drejt, po ndodhin mosmarrëveshje

23.04.2022 15:49

Mundësitë për të filluar bisedimet me BE-në këtë verë, nuk favorizojnë palën tonë...

Mundësitë  për të filluar  bisedimet me  BE-në këtë verë,  nuk favorizojnë palën tonë sepse nuk jemi në ecje të mirë, thotë analisti politik, Ismet Ramadani. Kësaj rruge sipas Ramadani i parparijnë mungesa e realizimit të Kornizës për Fqinjësi si dhe mosmarrëveshjet mes palëve kohën e fundit, përfshi edhe skandalin mbi hapjen Klubit Bullgar në Manastir.
 
“Kjo që ndodhi në Manastir me hapjen e qendrës së kulturës dhe ardhja e kreut të Bullgarisë me figura kontraverse, në një mënyrë solli një përplasje midis dy opinionëve, bullgar dhe maqedonas por edhe të udhëhhqësive të dy shtetet. Duhet  udhëheqësia dhe publiku maqedonas të jetë më i përmbajtur edhe pse pak a shumë është ofenduese emri i klubit, por ne jemi ata që duhet të kapërcjemë pengesat, të themi në vrapim tonin të ngadaltë  drejt BE-së”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.
 
Marrja e datës për bisedime ne qershor, Ramadani: Ukraina do t’a nxit logjikën e BE-së
 
Megjithatë, Ramadani thekson se nuk duhet humbur totalisht shpresat për një epilog pozitiv të samitit të qershorit. Situata në Ukrainë do t’i detyrojë krerët e BE-së  doemos të mendojnë  për rrjedhën e politikës së sigurisë dhe depërtimin e forcave të treta në rajon.
 
“Situata në Ukrainë këtë samit të qershorit të KE-së, në një mënyrë do të detyrojë që në paraitjen e tyre ne mbledhje të dominojë siguria, respektivisht, çështjet e gjeopilitikës dhe strategjisë. Duhet të presim ndonjë sihariç, diçka  që përkon me strategjinë me krejt atë që po ndodh, raportet  SHBA-BE - Ukraine- Rusi”, theksoi Ramadani.
 
Edhe politikanët ndërkombëtar,  në deklaratat e tyre theksojnë nevojën e përshpejtimit të procesit euro-integrues të Ballkanit Perendimor, për shkak të pasojave që mund të vijojnë nga pushimit rus në Ukrainë. Para samitit të verës,  në muajin maj në Bruksel do të mbahet konferencë ku do të diskutohet pikërisht procesi i zgjerimit të BE-së me rajonin tonë.
 
NERMIN MULAKU FEJZULLAHU