Maqedoni
Petkov sqaron negociatat Shkup – Sofje, Petkov: Duhet të zhvendosim veton, jo ta heqim
23.04.2022 16:11
Avancimi Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian është interes edhe i Bullgarisë...

Avancimi Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian është interes edhe i Bullgarisë por kjo nuk mund të ndodh pa garantimin e të drejtave të bullgarëve në Maqedoni, thotë kyeministri bullgarë Kiril Petrov, për televizionin bullgar “Nova”. Është i gatshëm që të zhvendos veton për Maqedoninë por jo edhe ta heq atë pa u futur bullgarët në kushtetutën e RMV-së.
“Ne s’duhet të heqim veton. Ne duhet të zhvendosim veton. Për shembull ndryshimi i kushtetutës duhet të ndodh para hapjes së kapitullit të parë nga gjithësej 24 kapituj. Ne duhet t’i vendosim në binarë drejt Evropës, por paraprakisht duhet të vendosim qartë kriteret që duhet t’i plotësojnë”, u shpreh kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
Petkov sqaron negociatat Shkup – Sofje, Petkov: Duhet debat i mirëfilltë, jo propagandë
Sipas kryeministrit bullgar Kiril Petkov, vullneti për bashkëpunim nuk mungon në palën bullgare, por sqaroi se ai vetë nuk mund të bëjë asgjë pa debat dhe pa pëlqimin e Kuvendit të Bullarisë. Megjithatë pret debat të mirëfilltë dhe jo propagandë politike.
“Jo asgjë s’do të bëhet pa votim në Kuvend dhe pa debat të gjërë publik, por debati duhet të jetë i duhuri. Nëse sërish është me parulla, pa e kuptuar situatën, më së shumti që mund të bëjmë është që vendi fqi të mos na dojë edhe më shumë dhe të humb gjasat për t’u anëtarësuar në Union”, theksoi Petkov.
Nuk mungon as gadishmëria e Brukselit që të jetë garantues i procesit. Petkov sqaron se, pala bullgare mund të implementojë kërkesat e saj gjatë procesit të negociatave, të cilat zgjasin me vite, dhe se mund ta bllokojë Maqedoninë në çdo kapitull.
Marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes i luhati kleçka e fundit bullgare, hapja e klubit të kulturës “Vanço Mihajllov” në Manastir, që nga autoritet vendore u cilësua si provokim.
SHPËTIM NUREDINI
