Maqedoni

Strugë, është shuar zjarri në vendbanimin Elen Kamen

23.04.2022 16:35

Zjarr në vendbanimin turistik Elen Kamen në Strugë, zjarri është lokalizuar...

Pas një beteje dyditore, zjarri në vendbanimin turistik Elen Kamen në Strugë është lokalizuar. Zjarrëfiksit  kanë arritur sot të ndërhyjnë dhe të vënë nën kontroll flakët. Zjarri ishte larg nga shtëpitë në anën tjetër të kodrës mëngjesin e sotëm, ndërsa dje zjarri ishte vetëm dy kilometra larg shtëpive të para, në një zonë shkëmbore të paarritshme ku nuk mund të ndërhyhej.
 
Zjarrfikësit kanë qenë në shërbim gjatë gjithë natës për të monitoruar situatën.
 
“E kan paraqit zjarrin në ora 1 e 15, njësiti zjarrëfiksit mori masa menjëherë. Rrezik nuk ka e kemi nën kontroll, brenda ditës kemi shuar zjarrin, kemi pas 6 zjarrfikës, 2 automjete dhe ekipin e pyllit. Raste rë rënda nuk ka, rrezik nuk ka, është nën kontroll”, theksoi Feti Mazari – udhëheqës në zjarrëfiksen e Strugës.
 
Sipas njësisë rajonale të Ndërmarrjes publike “Pyjet e Maqedonisë”, e cila ka marrë pjesë në shuarjen e zjarrit, bëhet fjalë për zjarr në pyje private ku janë djegur bimë me kërcell të ulët, bredh dhe bar.
 
Zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik tek banorët të cilët kanë qëndruar aty për këtë fundjavë festash. 
 
“Tani është fikur nga kjo anë këtu te vilat, nga ana tjetër po digjet ende, por nuk ka rrezik për shtëpitë. Edhe në pyll kudo që është besoj se do të shuhet”, u shpreh kryetari i bashkësisë lokale në Elen Kamen, Emil Poposki.
 
Sipërfaqja ku ka marë zjarri është 15 hektarë. Ende nuk dihen shkaqet se si ka rënë zjarri, por është duke u shqyrtuar çështja. 
 
ILMIJE ZHAKU