Katër lokale tjera të mbyllura

04.01.2015 15:48

Vazhdojnë askionet e MPB-së dhe DAP it dhe inspektoriatit të tregut nëpër lokalet në qendrën e Shkupit....

Sot këto  3 dikastere kanë mbyllur dhe kanë shqiptuar dënime në të holla 4 lokale tjera të njohura në qendër të Shkupit, në të cilat lokale janë evidentuar parregullsi ku nuk është respektuar ligji për kasat fiskale dhe ligji për ndalesë të pirjes së duhanit në vendet e mbyllura ,apo nuk kanë pasur licence për kryerje të veprimtarisë.

Në 8 lokale tjera nuk është konstatuar asnjë parregullsi.

“Në një lokal është shqiptuar dënim me 5750 euro , pasi që nuk ka pasur licencë për kryrje të veprimtarisë , dhe nuk ka respektuar dispozitat për kasat fiskale, në këtë objekt gjithashtu është shqiptuar dënim për ndalesë të veprimtarisë në afat prej 40 ditë .Në një tjetër objekt është shqiptuar dënim  prej 4500 euro për mosrespektim të ligjeve, ndërsa në 2 objekte tjera janë shqiptuar dënim në lartësi prej 3250 euro për mospasjen e kasave fiskale” – tha zëdhënës i MPB-së, Ivo Kotevski.

Ndërkohë, MPB njoftoi se ditët e fundit organizoi katër  aksione të ndryshme për trafikimin e emigrantëve ku janë ngritur padi penale ndaj katër personave, prej të cilëve 2 janë shtetas grek, një i Sërbisë dhe një i Maqedonisë.

Në këto 4 raste janë zbuluar gjithsej 24 emigrant jolegal , prej të cilëve 9 janë të Sirisë dhe 15 janë të Afganistanit. Personat janë të lajmëruar, emigrantët trajtohen në qendrën për tranzit, dhe procedura kundër këtyre do të vazhdojë në gjyqet kompetente. (Ersan Pajaziti, TVM2)