Maqedoni
Transporti hekurudhorë, nga 1 maji transport falas për disa kategori
23.04.2022 17:00
Si pjesë e masave për uljen e shpenzimeve të jetesës Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave...

Si pjesë e masave për uljen e shpenzimeve të jetesës Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave, vendosi të mundësojë transport falas në trafikun hekurudhor, në disa ditë të javës, për disa kategori qytetarësh.
Transport falas fillon nga nji maji për të rinjtë deri në 27 vjeç, çdo javë të parë dhe të tretë të muajit, në fundjavë nga e premtja në orën 12:00, deri të hënën në orën 12:00. Transport falas për të moshuarit, gratë deri në 62 vjeç dhe burrat deri në 64 vjeç çdo fundjavë.
Transport falas për studentët çdo të enjte. Ndërsa transporti falas për të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm një herë në javë të mërkurën.
