Botë

Kontroll në Saraj të Shkupit, gjenden drogë dhe municion

23.04.2022 18:17

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Departamenti për polici kriminalistike në Sektorin e tregtisë me drogë...

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se Departamenti për polici kriminalistike në Sektorin e tregtisë me drogë, armë dhe materive të rrezikshme në koodrinim me Njësinë për tregti ilegale me drogë dhe armë në SPB Shkup kanë arrestuar A.J (32) nga Saraji i Shkupit.
 
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe hapësira të tjera të A.J e që janë marrë me urdhër nga gykatësi në procedurë paraprake, janë gjetur paketime me marihuanë dhe 20 plumba 7.62 për pushkë automatike “AK-47”.
 
Pas dokumentimit të rastit kundër A.J do të ngritet kallëzim penal.