Botë

Poliomeliti paralizon një fëmijë në Pakistan

23.04.2022 19:38

Zyrtarët shëndetësorë në Pakistan kanë bërë të ditur infektimin e parë me poliomelit pas më shumë se një viti...

Zyrtarët shëndetësorë në Pakistan kanë bërë të ditur infektimin e parë me poliomelit pas më shumë se një viti, duke nxitur kryeministrin e sapozgjedhur Shehbaz Sharif që të organizojë takim urgjent të task-forcës kombëtare për luftim të sëmundjes.
 
Autoritetet kanë thënë se djaloshi 15-vjeçar është paralizuar nga virusi në Vaziristan.
 
Ky është rasti i parë i tillë i infektimit në 15 muajt e fundit në Pakistan, sipas autoriteve përgjegjëse për programin e zhdukjes së poliomelitit.
 
Pakistani dhe Afganistani janë në mesin e pak vendeve në botë ku poliomeliti është ende epidemi.
 
Përpjekjet për zhdukje të virusit në këto dy shtete janë penguar nga dyshimet e banorëve për imunizim dhe sulmet militante ndaj ekipeve për zhdukjeve të sëmundjes, sidomos në zonat rurale.
 
Virusi polio kryesisht prek fëmijët nën 5 vjeç./evropaelire