MASH: Universitetet ishin pajtuar me reformat

04.01.2015 15:55

Minsitria e arsimit nëpërmjet njhë komunikate me shkrim ka bërë të ditur sot se Universitetet kanë qenë të informuara paraprakisht me nismën e minsitrisë për reforma në arsimin e lartë......

Minsitria e arsimit nëpërmjet njhë komunikate me shkrim ka bërë të ditur sot se Universitetet kanë qenë të informuara paraprakisht me nismën e minsitrisë për reforma në arsimin e lartë të cilat erdhën si rrjedhojë e skenimit të situates nga ana e komisionit të posaçëm të formuar nga Minsitri i Arsimit, Abdylaqim Ademi menjëherë pas formimit të qeverisë.

Ky proces, siç theksojnë nga Kabineti i Ministrit Ademi, siguroi një pasqyrë më të plotë për arsimin e lartë në përgjithësi dhe në Universitetet private, në veçanti, me qëllim të ndërtimit të politikave që do të kenë mbështje reale dhe të njejtat shërbejnë për avancimin e arsimit në vend dhe për të garantuar shërbime dhe profil më cilësor studimor, në përputhje me kërkesat e tregut në vend dhe më gjerë.

“Komisioni në fjalë ka përcaktuar treguesit për matjen e cilësisë në Universitete dhe miratoi metodologjinë për skenimin e punës së institucioneve të shkollimit të lartë në RM. Me këtë janë informuar edhe të gjitha Universitetet private në vend. Brenda afatit të përcaktuar nga MASH-i të gjitha universitetet iu përgjigjën kërkesave të Komisionit, duke plotësuar edhe dokumentacionin dhe formularët përkatës për këtë proces. Informojmë se të gjithë përfaqësuesit e katërmbdhjetë institucionet e arsimit të lartë në vend kanë mirëpritur këtë iniciativë të MASH-i për ngritjen e cilësisë së arsimit të lartë në vend, dhe po bashkëpunohet në mënyrë korekte. Pas mbarimit të fazës së parë, kompletimit të të dhënave nga ana e instiucioneve private të arsimit të lartë, Komisioni vizitoi të gjitha Insititucionet në fjalë dhe në bashkëpunim me ta, tashmë është kompletuar i tërë dokumentacioni”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Arsimit, nga e cila njëherit bëhet e ditur se komisioni kishte konstatuar edhe parregullsi.

“Nga kontrolli i bërë kanë rezultuar edhe parregullësi, si teknike ashtu edhe përmbajtësore, të cilat, si të tilla pritet të tejkalohen sëshpejti”.

Njëherit bëhet e ditur se pas përfundimit të këtij procesi, Ministri Ademi, do të takojë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve private të shkollimit të lartë dhe do të njoftojë opinionin për gjendjen e konstatuar dhe tejkalimin e vështirësive të evidentuara. Njëherësh MASH-i ka përpiluar planin vjetor të revizionit të rregullt në Universitetet publike në vend me qëllim të njejtë – avancimin e procesit arsimor dhe tejaklimin e parregullësive eventuale, njoftojnë nga Kabineti i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Abdylaqim Ademi. (Ersan Pajaziti, TVM2)