Botë

Francë, sot po mbahen zgjehdjet presidenciale

24.04.2022 14:31

Francezët po votojnë sot në rrethin e dytë për zgjedhjen e presidenti të të vendit...

Para votuesve francez janë dy opcione presidenti aktual Makron me orjentim pro-Bashkimit Evropian, apo euro skeptiken Marine Le Pen. Sondazhet e ditëve të fundit i kanë dhënë Macronit një rritje të lehtë dhe analistët kanë thënë se Le Pen – pavarësisht përpjekjeve të saj për të zbutur tonet dhe imazhin, ka mbetur jo shumë popullore për një pjesë të konsiderueshme të votuesve. 
 
Nëse Le Pen fiton, kjo do të shkaktonte të njëjtën ndjesi shoku me atë kur britanikët vendosën për t’u larguar nga Bashkimi Evropian. Kutitë e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
 
Sondazhet e para pritet të dalin menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve. Macron, 44-vjeçar, fitues i një gare me rivalen e njëjtë pesë vjet më parë, ka paralajmëruar për “luftë civile” nëse fiton Le Pen. Në politikat e 53 vjeçares Le Pen , përfshihet ndalesa e vendosjes së mbulesës për gratë myslimane në publik.