Maqedoni
Në RMV dhe vede tjera, besimtarët ortodoks festojnë Pashkët
24.04.2022 15:17
Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin po festojnë Pashkët apo Ngjalljen e Krishtit...

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin po festojnë Pashkët apo Ngjalljen e Krishtit, ditën kur besohet se Jezu Krishti dëshmoi fuqinë e tij hyjnore dhe u ringjall nga të vdekurit. Me këtë rast pas mesnate në të gjitha kishat ortodokse në vend u mbajt mesha e pashkëve.
Ndërsa Ceremonia kryesore u mbajt në katedralen "Shën Klimenti i Ohrit" – në Shkup, ku meshën e Pashkëve e drejtoi kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase - Arqipeshkvia e Ohrit, zotri zotri Stefani. Ai me këtë rast theksoi se njerëzimi me gjithë zhvillimin dhe përparimin, ka mbetur i njëjtë dhe i pandryshuar që nga dita që të parët e tij u dëbuan nga Kopshti i Parajsës!.
“Pasiguria në botë, e shkaktuar nga luftërat, dhe varfëria, shumkujt mund të ia zvogloj festën e ringjalljes dhe të pyeten se cili është kuptimi I festimit të pashkëve kur rreth nesh ka shum vdekje, kur e tashmja dhe e ardhmja janë të pa sigurta, kur vdekja shumherë e dhunshme dhe e dhimshme mbetet e vërteta më e madhe në botë. Por edhe nëse te ne vijnë mendime të tilla, asnjëherë të mos harrojmë se atë që Zoti na e premton është paqa qiellore që del nga fitorja e tij nga vdekja dhe pikërisht ajo paqë e zotit që e ndjen çdo emndje do ti ruaj zemrat dhe mendimet tona. Atë paqe që na e jep Krishti është e pa ndahsme me gëzimin e ringjalljes, gëzim që nuk është nga kjo botë”, u shpreh kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase Z.Z Stefani.
Dhuratë tradicionale e Pashkës janë vezët e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit të Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guacka e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.
Për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.
Festa e Pashkëve ortodokse po festohet edhe nga besimtarët ortodoks në Shqipëri, ku nga mesnata kanë mbushur kashat për meshën e Paskëve duku u lutur për më shumë paqe dhe miresi brenda shpirtrave te tyre.
“Mëshiro o Zot Mëshiro o Zot, mëshiro o Zot. Lutemi edhe për të krishterët shpresëtarë dhe ortodoksë”, lutje.
Megjithse Prof.Sinadinovski e kishte nisur procedurën për themelimin e Kishës Ortodokse Shqiptare edhe në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në Zonën e Rekës, kjo procedurë mbeti e papërfunduar për shkak të vdekjes së tij.
Me rastin e fests së Pashkëve Urime besimtarëve ortodoks u kanë përcjellur presidenti Stevo Pendarovski, kryeparlamentari Talat Xhaferi, kryemisnitri DImitar Kovaçevski dhe liderët e partive politike.
FARIJE DAUTI BAKIU
