Botë

Slloveni, sot po mbahen zgjehdjet parlamentare

24.04.2022 15:39

Në Slloveni sot po mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat garojnë 1464 kandidatë në 20 lista...

Qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në ora 19:00.  Kryeministri aktual i Sllovenisë, Janez Jansha, pasi ka votuar ka thënë se pret dalje të madhe të votuesve. Parlamenti Slloven përbëhet prej 90 deputetësh, ku dy vende janë të garantuara për pakicën italiane dhe hungareze.
 
Partia Lëvizja për lirinë, e themeluar disa muaj para zgjehdjeve sipas anketave ka epërsi të vogël prej 26,3% në krahasim me Prtinë Demokratike sllovene të kryemisnitrit aktual të cilën anketat e nxjerrin me 25,5% mbështetje. Të drejtë vote kanë rreht 1,7 milion votues.